Koronavirusi nuk e lë Gjasulën të luajë, shtyhet ndeshja e Hamburgut

Duhej të kishte qenë sot dita për të zbritur në fushë, dhe për të bërë një kthesë në krahasim me të hënën e kaluar. Nuk mundi të ndodhte kjo për Klaus Gjasulën, pasi Hamburgu nuk lejohet të luajë në Bundesligën e dytë gjermane në fushën e vet ndaj Auesë. Tek gjermanët e Lindjes ka dy raste të reja pozitivë me koronavirus pas testeve të bëra në fund të kësaj jave. E gjithë skuadra e Ercgebirges, ekip ku dikur luante Skerdi Curri, është e detyruar të hyjë në karantinë. Ndeshja e javës së tretë duhej të kishte filluar në 13.30, por tashmë është shtyrë dhe do të duhet të luhet një ditë tjetër.

Sfidanti.al