Skandal në Austri: Tifozët godasin me topa bore një skiator norvegjez!

Zëvendëskancelari dhe ministri austriak i Sporteve, Hainc-Kristian Shtrahe, e dënoi gjestin e goditjes me topa bore të njërit prej skiatorëve që po garonte në Shladming të Austrisë. Ai vuri në dukje se ata tifozë që kanë goditur me topa bore, në garë e sipër, për më tepër që ajo po zhvillohej natën, skiatorin norvegjez, Henrik Kristofersen, kanë njollosur imazhin e Austrisë.

Ndërkohë që skiatori në fjalë po zbriste gjatë garës, disa njerëz të panjohur hodhën në drejtim të ditur topa dëbore. Menjëherë mbas garës, skiatori austriak, Marsel Hirsher, që zuri vendin e parë, i kërkoi falje skiatorit norvegjez. Po ashtu, reagoi edhe ministri austriak i Sporteve që i kërkoi falje Kristofersenit në emër të të gjithë austriakëve, për të cilët, tha ai, gara fair play dhe e ndershme është prioriteti nr.1. Sidoqoftë, skiatori norvegjez i mësipërm, edhe pse u godit me topa bore, doli në vend të dytë.

Sfidanti.al