Robertson nuk e harron Skocinë, 6 mensa të varfërisht punojnë prej tij!

Edhe pse mëshira nuk e shpëton botën, sërish kur bëhet me zemër të pastër vlerësohet lart. Nuk mund të jetë ndryshe nga ana e futbollistit shembullor të Liverpulit, skocezit Andi Robertson. “Pistoni” i krahut i skuadrës së Jurgen Klopit besohet se ka financuar 6 mensa për të varfërit në kryeqytetin Gllazgou. Kështu informojnë mediat britanike, që theksojnë se ka qenë dhurimi i madh i tij që i ka siguruar vazhdimësinë atyre mensave.

E përditshmja historike “Tajms” i Londrës komenton se Robertsoni është tepër i përkushtuar ndaj bamirësive, por nuk dëshiron t’i bëjë reklamë vetes dhe veprimeve të tij, gjë që e shton edhe më shumë vlerësimin për të. Vetëm një nga mensat që është pranë Parkut Sëlltik (Celtic Park) ka shërbyer 53 000 racione për njerëzit, falë dhurimit të tij.

Sfidanti.al