Nuk mjafton “dënimi” i tifozëve, Zidan infektohet me Kovid 19!

Eleminimi nga Kupa e Mbretit ishte një e keqe e madhe për Realin dhe për trajnerin e tij, madje nisën gjyqet mediatike të tifozëve, por problemi i radhës për Zinedin Zidanin quhet Kovid 19. Klubi madrilen njofton zyrtarisht se trajneri i ekipit është i infektuar me koronavirus dhe se do të izolohet në pritje të testeve të tjerë në ditët e ardhshme. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në stol për ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga ndaj Alaveshit. Pozicioni i 48-vjeçarit është vështirësuar shumë pak eleminimeve në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Mbretit, pas një faze të grupeve të vështirë në Champions (ndonëse të mbyllur me sukses) dhe për shkak të diferencës gjithnjë në rritje me Atletikon në kampionat. E përditshmja spanjolle “AS” publikoi rezultatet e një sondazhi ku gati 60 për qind e tifozëve e cilësonin trajnerin si fajtorin kryesor për krizën.

Sfidanti.al