Betis, kopjon stilin shqiptar me trajnerët

Betis, ekipi i kampionatit spanjoll, vuan nga një virus i përbashkët me skuadrat tona në Superligë.  Në tre sezonet e fundit janë shkarkuar  7 trajnerë dhe mungesa e stabilitetit po bëhet shumë tonike, sa mund të shpjegohet edhe më mirë dështimi i skuadrës në sezonet e fundit. Projekte të ndërprera në mes nga prepotenca e paduruar e presidencës.

Ka nisur në këtë mënyrë lufta me stolin: në fund të vitit 2013-të, është larguar Pepe Mel pasi kishte futur ekipin në Europë një seon më parë. Juan Karlos Garido ishte zëvëndësuesi që në janarin e 2014-tës i ka lëshuar vendin Kalderonit, puna e të cilit nuk e shpëtoi dot ekipin nga rrëshqitja një kategori më poshtë.

Sezonin në vazhim, pra në divizonin e dytë, është shfaqur me ekipin, Julio Velaskuez, që u  zëvëndësua nga Merino vetëm pas një muaji. Cili do të ishte trajneri i ri? U kthye përsëri Mel që realizoi edhe ngjitjen në nivelin e La Ligës. Por, nuk ka besnikëri tek Betis dhe Mel u hoq  dhe në vend të tij, Merino deri më 9 maj, kur firmosi Gustavo Poyet, fati i të cilit i përket së ardhmes.