Testet në F1, timoni I Mercedes hap polemika, lëviz para-prapa

Në Barcelonë po zhvillohen testet e para në prag të sezonit të ri dhe janë ndezur polemikat e para. Në shënjestër është vënë timoni I makinës Mercedes Ë11 të Leëis Hamilton që gjatë ditës së dytë të këtyre testeve është kuptuar nga të gjithë se bënte lëvizje anomale.

Në momentin e ndezjes së gazit, Hamilton e afroi pranë vetes timonin duke bërë njëkohësisht edhe një lëvizje të gomave të përparme që ndryshuan konvergjencën, një sistem ky që quhet DAS dhe që skuderia gjermane thekson se është brenda rregullave. Por ka vetëm 1 pyetje; a është ky një zhvillim teknik I pranueshem nga rregullorja? Këtu lindin edhe dyshimet në lidhje me këtë cështje.

Në fund të pjesës së drejtë të pistës, vetë Hamilton e coi timonin në vendin original. Avantazhet me shumë mundësi do të kërkohen në administrimin e aseteve të makinës dhe në përdorimin e gomave.  Ndërkaq, nga Mercedesi kanë ardhur edhe reagimet në lidhje me këtë cështje duke deklaruar se kanë marrë miratimin e FIA

‘Është një sistem që duhet t’u garantojë pilotëve një dimension ekstra në drejtimin e makinës, ia prezantuam FIA projektin dhe jemi të bindur se ideja jonë është conform rregullave-tha Drejtori Teknik I Mercedes, James Allison.

Në të njëjtën linjë me Allison qëndron edhe vetë Leëis Hamilton. ‘Jam entuziast për faktin se kjo skuadër vazhdon të sjellë inovacione-tha Hamilton-për momentin po kërkojmë të kuptojmë avantazhet. FIA dha miratimin dhe përsa I përket drejtimit të makinës nuk kam pasur shqetësime’

Sfidanti.al