Tottenham-Leipzig, Dele Alli humbet toruan në momentin e zëvendësimit

Te Tottenhami ka nerva të tendosura. Skuadra e Jose Mourinhos humbi në shtëpi në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve kundër Leipzigut dhe Dele Alli hiumbi toruan. Mesfushori I skuadrës londineze u zëvendësua në minutën e 64 pas një paraqitjeje zhgënjyese në fushën e lojës, e megjithatë nuk e priti aspak mirë këtë ndërrim.

Në momentin që u kthye në pankinë, Dele Alli theu një shishe ujë nga zemërimi dhe më pas u fsheh nën fanelë. Pas përfundimit të ndeshjes, Jose Mourinho u përpoq të shpjegonte motivin e zemërimit të futbollisti anglez.

‘Ishte I zemëruar për paraqitjen e tij, jo me mua-tha Mourinho-besoj se e kuptoi se përse e zëvendësove. Skuadra është përmirësuar’

Sfidanti.al