Rinovimi me Mercedes; ja sa ka kërkuar Lewis Hamilton

Sezoni I Formula 1 për vitin 2020 parashikohet emocionues jo vetëm për luftën në pistë mes Mercedesit, Ferrarit dhe Red Bullit e pilotëve të tyre, por edhe për zërat e merkatos  në ambientet e këtij kampionat, për bisedimet që po zhvillohen për kontrata të ndryshme.

Emra të tillë si Hamilton, Bottas, Vettel e shumë të tjerë janë drejt skadencës së kontratave me skuadrat respektive në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye pritet një tension maksimal përsa u përket mundësive që ata kanë për të ndryshuar skuderi. Padyshim një prej protagonistëve kryesorë përsa u përket lajmeve të merkatos është 6 herë kampioni I botës, Lewis Hamilton I cili në fund të 2019 u fol për mundësinë e kalimit të tij te Ferrari.

Por te Mercedes vazhdojnë të mendojnë për rinovimin e kontratës me britanikun I cili duket se ka pretendime të larta. Sipas ‘Corriere Dello Sport’, Lewis Hamilton I ka kërkuar Mercedes një pagë prej 220 milionë Eurosh për të rinovuar deri në vitin 2024, që do të thotë 55 milionë Euro në vit duke nisur nga 2021, pra me një rritje prej 13 milionë Eurosh në sezon në krahasim me pagën prej 42 milionë Eurosh që Hamilton përfiton aktualisht.

Sfidanti.al