Sergio Conceicao rinovon me Porton deri në vitin 2028. Marrëveshja për trajnerin 49-vjeçar është zyrtare dhe për këtë arsye ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të klubit portugez edhe pse në të kaluarën u fol për një lamtumirë të mundshme në fund të sezonit. Conceicao, një ish-mesfushor i Interit, Parmës dhe Lazios, është në pankinën e Portos që nga viti 2017 dhe, me kontratë, do të qëndrojë atje për katër sezonet e ardhshme. Si trajner, ai ka tre kampionate, tre Superkupa të Portugalisë, tre Kupa të Portugalisë dhe një Kupë të La Ligës Portugeze. Tek Porto është trajneri më jetëgjatë me më shumë tituj të fituar siç nënvizohet nga klubi në shënimin zyrtar që njofton rinovimin e kontratës.
sfidanti.al