Për të rritur moralin bën punë çdo fitore, sidomos kur je në pozitat e sotme të Arsenalit. Trajneri Mikel Arteta po kthen besimin, veçse rruga drejt suksesit është e gjatë, ndaj “mirë se vjen” triumfi në Kupën e Anglisë në fushën e Bornmuthit. Edhe pse londinezët luajtën me mjaft djem të rinj, Arteta mori sinjale pozitive, dhe golat u shënuan nga Bukajo Saka e Eduard Nketiah, që të dy të rinj. Rrjetat erdhën shpejt për 26 minuta, ndërsa në fushë shkëlqeu si shpesh herë kohët e fundit, Gabriel Martineli. Braziliani mori lavdërime të mëdha përparaqitjen, ndonëse është vetëm 18 vjeç.
Me ekipin që është larg zonës Champions në Premier Ligë, Kupa e Anglisë do të ishte një trofe i rëndësishëm. Gjithsesi, mbrëmja e së hënës pati edhe një lajm të keq, atë të dëmtimit të mbrojtësit të qendrës, Shkodran Mustafi, ndërsa Arsenali ka në “spital” edhe Kolashinacin, Çembërsin dhe Tiernejn, edhe këta mbrojtës. “Një lajm i keq kur dëmtohet një mbrojtës qendre, – tha Arteta, – do të na duhen 1 ose 2 lojtarë të rinj tani në janar”.
Sfidanti.al