Kinë-NBA, pas polemikave luhet ndeshja, Lakers humbet me Bruklin në Shangai

Diplomaci, propagandë, intriga, kompromise. Politikë sportive dhe ekonomike, e megjithatë bëhet fjalë për basketbollin. Në Kinë, në Shanghai, më në fund ndeshja mes LA Lakers dhe Bruklin Nets u zhvillua në një arenë plot me tifozë, gjë për të cilën nuk flitej aspak me siguri.

Efekti domino që shkaktoi postimi pro protestave të Hong Kongut I Deril Morej, Menaxheri I Përgjithshëm I Hjuston Rokets e vuri në rrezik zhvillimin e kësaj sfide. Kontrastet e mëdha mes lirisë së shprehjes që u mbrojt nga NBA dhe kërkesat e marketingut me NBA që ka kontrata milionere me Kinën, sollën anulimin e konferencës për shtyp të komisionerit të NBA, Adam Silver dhe te lojtrëve që ishin të gjithë të heshtur.

NBA iu kërkua që të pezullohej cdo aktivitet në Kinë duke përfshirë këtu edhe sfidën mes Lakers dhe Bruklinit. Sfida u luajt dhe u fitua pikërisht nga skuadra e Nets 114-111. Pas dy ditësh në program këto dy skuadra kanë në program një tjetër sfidë mes tyre këtë radhë në /Shenzhen, por duke parë klimën e krijuar, dyshimet mneten të mëdha

Sfidanti.al