E bujshme! Policia e Sao Paulos heton Kafunë; ja përse…

Markos Kafu këto ditë është bërë protagonist I një ngjarjeje vërtet të bujshme. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Veja’, policia e Sao Paulos ka hapur hetimet për ish mbrojtësin e përfaqësueses braziliane dhe të Milanit e Romës pasi dyshohet për lidhje me grupin terrorita  ‘Primeiro Comando da Capital’ (PCC).

Policia dyshon se PCC ka blerë nga Kafu, terrene në Alfavil që është një lagje në qytetin e Baruerit. Sigurisht që Markos Kafu reagoi menjëherë ndaj këtij lajmi duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike këto akuza të ngrituar ndaj tij.

‘Nuk ekziston asnjë histori për shitje terrenesh-tha Kafu-këto zëra janë të gjitha lajme false, kjo edhe për faktin se unë nuk kam në zotërim terren në Alfavil’.

Sfidanti.al