Akuza e ish bashkëshortes së Cipolinit: Më drejtoi pistoletën në kokë

Goditje, fyerje, skena; Sabrina Landuci dha dëshminë e saj në seancën e dytë gjyqesore në Lucca kundër ish bashkëshortit të saj Mario Cipolini që është I pandehur për përndjekje, lëndime dhe dhunë në familje. E përditshmja italiane ‘Corriere Della Sera’ publikoi një artikull që tregonte dëshminë e dhënë nga Sabrina Landuci.

‘Ishim në shtëpinë tonë në Monte San Kiriko, pranë Lukës-tregonte Landuci ndër të tjerat-dhe patëm zënkën e radhës. Bashkëshorti im erdhi në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe unë dyshoja për tradhëti nga ana e tij. Kur I fola për dyshimet e mia ai më rrahu dhe më tërhoqi drejt dhomës.  Më pas më vuri pistoletën me fishëke në tëmthin e kokës dhe nuk ishte hera e parë që më ndiqte  teksa ishte me armë në dorë’.

Sabrina Landuci në dëshminë e saj shtoi se pas dhunës, Cipolini pendohej dhe fillonte të qante e kërkonte ndjesë, por më pas gjithcka kthehej si më parë. Mario Cipolini dhe Sabrina Landuci u martuan në vitin 1993 dhe qëndruan të tillë deri në krizën e martesës së tyre në vitin 2005.

Sfidanti.al