Japonia këtë fundjavë pritet të goditet nga tajfuni ‘Hagibis’. Bota sportive në fakt ka filluar të marrë masat teksa në Botërorin e Rugby janë anuluar 2 ndeshje. Por frikën e këtij tajfuni duket se ka filluar ta ndjejë edhe Formula 1 duke qenë se gjithcka pritet të ndodhë në fundjavën kur është programuar të mbahet ndalesa e radhës e këtij kampionati, Cmimi I Madh I Japonisë në Suzuka që është 300 km në lindje të Tokios , që është një prej zonave që do të goditet nga ky fenomen impresionues meteorologjik
‘FIA, Formula 1, pista e Suzukës dhë Federata Japoneze e Automobilizmit po monitorojnë tajfunin ‘Hagibis’ dhe impaktin e mundshëm që mund të ketë në Cmimin e Madh të Japonisë në Formula 1-theksohet në komunikatën zyrtare të FIA-po punonet me të gjitha forcat për te reduktuar në minimun rrezikun e ndryshimit të programit të kësaj gare. Gjithsesi, pritoriteti absolut për ne është siguria e tifozëve, pilotëve dhe të gjithë atyre që punojnë në Suzuka. Të gjitha palët do të vazhdojnë të monitoronë situatën dhe do të japin informacione të vazhdueshme’.
Mbërritja e tajfunit ‘Hagibis’ në Japoni mund të shtyjë provat zyrtare të së shtunës në paraditen e së dielës përpara garës.
Sfidanti.al