DFB, dëgjoje Jurgen Klop: Sot për sot nuk kam dëshirë të drejtoj Gjermaninë

Jurgen Klop nuk  e con nëpërmend  në këtë moment që të drejtojë përfaqësuesen gjermane. Tekniku I Liverpulit e theksoi këtë në një intervistë për ‘Magenta TV’ duke mohuar zërat që po qarkullonin që fundmi se ai pritej të ishte pasuesi I Joakim Lëv në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës duke theksuar se nuk e ka këtë dëshirë.

‘Sot për sot nuk kam dëshirë që të drejtoj Gjermaninë, e as nuk mund të konfirmoj në 100% se jam personi I duhur-tha Klop në intervistën e tij-gjithsesi do të reflektoj për këtë aspekt në një moment tjetër, por jo tani’.

Trajneri 52 vjecar theksoi se në këto moment është shumë I lumtur me statusin e tij si kampion Evrope të cilin do të kërkojë ta mbajë, ndërkohë që kontrata e Joakim Lëv me Federatën Gjermane të Futbollit, DFB, skadon në përfundim të Botërorit të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Sfidanti.al