Hamiltoni kërkonte rritje rroge, por Mercedesi ia jep përgjysmë edhe atë që ka!

Lajmet ishin që kampioni i botës kishte vënë një kusht për të rinovuar kontratën me Mercedesin, që ai donte një pagë më të lartë sesa atë që ka marrë deri tani, dhe që do ta marrë edhe këtë vit. Fjala është për 50 milionë USD ndaj 45 milionëve, veçse Mercedesi duket se nuk është në gjendjen më të mirë financiare, pasi koronavirusi ka bërë të vetën. Pra, Ljuis Hamiltoni mund të jetë i detyruar të kënaqet këtë vit me shumë më pak sesa është mësuar. Tabloidet e Londrës shkruajnë se shefi i Mercedesit, Toto Volf, mund t’i japë jo më shumë se 22 apo 23 milionë USD për vitin 2020. Nuk dihet se cili mund të jetë reagimi i gjashtë herë kampionit të botës, pra nuk dihet as nëse Ferrari do të ketë mundësi të përfitojë. Kjo duket pak e mundur, pasi italianët morën për vitin tjetër Karlos Sainzin, ndërsa kanë Sharl Lëklerkun.

Sfidanti.al