Çfarë mëkati të madh duhet të ketë bërë Ole Gunar Solskjeri që u dënua kaq keq?! Për një arsye krejt banale, në një duel pa shumë rëndësi në stërvitje, trajnerit të Mançester Junajtidit iu dëmtuan dy mesfushorët më të mirë, Bruno Fernandes dhe Pol Pogba. Të dy u përplasën me njëri-tjetrin dhe fati i keq e pakujdesia bëri që të lëndoheshin. Më keq, sipas lajmeve nga Anglia, është portugezi, por asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Premier Ligë ndaj Bornmuthit në “Old Traford”. Me formën që kanë “djajtë e kuq”, ndoshta e kalojnë me sukses këtë ndeshje edhe pa dy yjet e mesfushës, por nuk duhet harruar se në Angli nuk të falin as skuadrat e vogla, aq më tepër që “Old Trafordi” do të jetë bosh.
Sfidanti.al