Ferrari e bën sërish; kërcënon me largim nga F1 në 2021

Ndryshojnë pronarët e Formula 1, por jo Ferrari. Kokëkuqja italiane, skuadra që ka fituar më shumë dhe më e rëndësishmja e këtij kampionati nuk dëshiron të humbasë statusin e saj e as privilegjet, kështu që drejtuesit e saj kërcënuan me largim nga F1 në vitin 2021 kur të skadojë Pakti i Konkordias

Për vitin 2021 u vunë disa standrade të reja në Botërorin e Fotmula 1 dhe mes trye ishte edhe reduktimi i buxhetit të skuadrave duke nisur që nga viti 2019 dhe këtu mund të përfshirhet edhe shpërblimi qe i jepet Ferrarit si skuadër historike ashtu sic ndodh edhe me Renault e Mercedes.

‘Liberty ka disa ide të mira sic është reduktimi ikostove, por këtë  nuk mund ta bëjë në mënyrë të pavarur, është e patolerueshme për Ferrarin-tha presidenti i Ferrarit, Serxho Markione për disa media financiare-nëse vazhdohet kështu në 2021, Ferrari nëse do të shohë që do të merren vendime që nuk janë përfituese për të, atëherë do të ndërmarrë një masë drastike, do të largohet’

Të martën e ardhshme do të zhvillohet mbledhja e radhës e Grupit Strategjik të FIA në lidhje me rregullat e reja që janë pjesë e një projekti sportiv ambicioz dhe financiar të Liberty që kërkon më shumë barazi me skuadrave e më shumë spektakël. Tashmë lufta me Ferrarin ka filluar…

Sfidanti.al