Nadal e ‘tradhëton’ gjuri, tërhiqet nga Turneu Masters i Parisit.

Te Nadal rishfaqet makthi i dëmtimeve në gju. Numri 1 i renditjes botërore deklaroi tërheqjen nga Turneu Masters i Parisit ku ai kishte mundur të siguronte kualifkimin në cerekfinale ku do të luante ndaj Filip Karjinovic. ‘ Nuk jam në gjendje që të luaj 3 ndeshje më shumë në këtë turne-tha Nadal në një konferencë për shtyp duke shtuar se do të vazhdojë trajtimin e tij ndaj këtyre problemeve që atij iu shfaqën edhe në Turneun Masters të Shanghait dhe që e penguan atë të merrte pjesë në turneun e Bazelit.

‘Dëshiroja shumë t’i luaja këto sfida,por është e pamundur-vijoi Nadal-kërkoj ndjesë organizatorëve dhe tifozëve, është një ditë e trishtuar për mua. Bëra gjithcka munda, por gjuri po më shqetësonte prej kohesh’.

Në 12 nëntor do të nisë ATP Tour Finals në Londër dhe Nadal konfirmoi se do të vazhdojë këtë trajtim në mënyrë që ai të jetë i pranishëm në Londër, por edhe në shumë turne që do të zhvillohen pas tij.

‘Nuk bëhet fjalë vetëm për Londrën. Nuk është dita për të folur për këtë turne-tha Nadal-po tërhiqem nga turneu i Parisit, qyteti më i rëndësishëm i karrierës sime. Ishte një vendim shumë i vështirë’.

Sfidanti.al