Trajneri i Belgjikës Robert Martinez, rikthen Raxha Naingolan në përfaqësuese për ndeshjet me Meksikën dhe Japoninë përt’i dhënë atij një tjetër shans pas lënie jashtë ekipi për motive disiplinore. Por mesfushori 29 vjecar e ka mendjen ende te kampionati pasi Roma e tij ka një ndeshje të rëndësishme në Firenze.
‘Duam të shkojmë sa më larg-tha Naingolan për revistën e UEFA-tani do të mendojmë për kampionatin, më pas për Ligën e Kampioneve. Në Evropë ka një tjetër atmosferë është një ligë më vete. Në fund është një rrugëtim i shkurtër dhe kur gabon e paguan shtrenjtë. Jemi në një grup të vështire, por duke parë situatën aktuale mund të themi që mund t’ia dalim mbanë’
Për Naingolan është e vështirë që të mos flasë për aspektin taktik. Ai tani luan në një tjetër pozicion, shënon më pak,por kjo nuk e bën atë më pak të rëndësishëm në skuadër.
‘Një futbollist mund të gabojë në një ndeshje dhe të mos jetë perfekt për një ditë. E rëndësishme është të që japë gjithnjë maksimumin-vijoi Naingolan-për fat të keq në futboll shihet shumë kush bën gol dhe nuk duket asnjë herë puna në ‘prapaskenë’ e një futbollisti po aq të rëndësishëm’. Di Francesko këtë edi mirë dhe do ta aktivizojë naingolan që nga minuta e parë në ndeshjen e së dielës.
Sfidanti.al