Bajern, Rumenige: Me Ançelotin kemi mbetur miq, por…

Shkarkimi i Karlo Ançelotit nga stoli i Bajernit vazhdon të komentohet në ambientet e klubit bavarez. Italiani me muaj të tërë u akuzua se nuk krijioi një raport bashkëpunimi dhe  intensiv me skuadrën, që ka qenë edhe pika më e fortë e trajnerit emilian. Rumenige foli për të duke rikthyer në kujtesë atë cfarë ndodhi në Ligën e Kampioneve kur Bajenri u shkatërrua 3-0 nga Paris Sën Zhermen. ‘Atë të enjte pasdite, u kthyem në Mynih pas humbjes 3-0 në Paris-kujton Rumenige-patëm një takim me Ançelotin dhe nuk ishte një situatë e këndshme. Por në fund Ançeloti u ngrit në këmbë dhe më tha: Ok, nuk je më shefi im, por do të mbetesh miku im. Besoj se kjo e përkufizon mirë atë si person. Dhe në fakt ne vazhdojmë të komunikojmë me njëri-tjetrin’ .

Këto ditë në Mynih po flitet shumë për mundësinë e ndërhyrjes në merkaton e janarit. Levandovski që shfaqi problem në ndeshjen me Lajpcigun, nuk luajti ndaj Seltik për të qenë në dispozicion të Hejnkes për ndeshjen me Borusian e Dortmundit. Por polaku ka lënë të kuptohet se ka nevojë të bëjë ndonjë pushim. Në muajt e verës u studiuan disa kandidatura sidomos ajo e Sanchez, por në fund nuk erdhi asnjë. Sipas Rumeniges, ishte vetë Ançeloti që kërkoi të mos bëheshin blerje të reja.

‘Folëm me shumë seriozitet për këtë çështje, por trajneri na tha se në rolin e Levandovskit mund të luajë edhe Myler që u bë kamion bote pikërisht duke luajtur në atë pozicion-vijoi Rumenige.

Por tani pas pak më shumë se 1 muaji nga shkarkimi i Ançelotit, Bajerni i Mynihut u kthye të marrë kryesimin në Bundesligë dhe ka rigjetur qetësinë.

Sfidanti.al