Cështja mbyllet, Zhoze Murinjo u paraqit në gjykatën e Madirdit për të zgjidhur përfundimisht çështjen e evazionit fiskal prej 3.3 milionë Eurosh kundrejt organeve tatimore spanjolle. Këtë evazion Murinjo e kreu në peiudhën 2011-2012 kur ishter në stolin e Realit të Madridit.
Pasi doli nga Pallati i Drejtësisë së Posuelos, Murinjo lëshoi një deklaratë për gazetarët e pranishëm. ‘Më kishin paralajmëruar që ishte hapur një hetim ndaj meje dhe që duhet të rregulloja situatën time-tha Murinjo-m’u desh ta paguaja këtë shifër. Nuk u ankova dhe nuk bëra asnjë apelim. Pagova, firmosa dhe e mbylla këtë hiustori. Për këtë arsye ndenja aty brenda 5 minuta për të thënë të njëjtat gjëra që po ju tregoj juve tani’
Trajneri portugez e vijoi shpjegimin e tij në lidhje me këtë cështje.
‘U largova nga Spanja në vitin 2013 i bindur se situate ime fiskale ishte e ligjshme,por pas disa vitesh më informuan për hapjen e hetimeve për vënë në rregjull gjendjen time dhe m’u desh të paguaja një shumë parash për këtë’.
Sfidanti.al