Mbape s’është më ai që ka qenë, po bëhet si Nejmari .. aktor!

Kilian Mbape, aktualisht, pa asnjë dilemë, është një nga futbollistët më të mirë në botë. Megjithëse është vetëm 20 vjeç, ky futbollist i PSZH-së, me të vërtetë, luan në një nivel klasi të lartë dhe po thyen shumë rekorde, duke i entuziazmuar të gjithë me mënyrën e tij të lojës.
Por, megjithatë, sjellja e tij në fushë këto kohët e fundit po nervozon shumëkënd, pasi ai ka filluar të rrëzohet shpesh në fushë dhe të simulojë, edhe kur kundër tij nuk ndërhyhet, duke bërë që ai të humbasë pjesë jo të vogël të reputacionit edhe te kundërshtarët.
Midis të zhgënjyerve është edhe sulmuesi i Nimes-it, Denis Buanga, që thotë se Mbape ka ndryshuar shumë, qëkur ka shkuar të PSZH-ja:
“Nëse krahasoni Mbapen e Monakos me atë të sotmin, do të shihni se tani keni të bëni me një njeri plotësisht tjetër. Ai po sillet si Nejmari dhe thjesht nuk është më ai që ka qenë. Sjellja e tij, momentalisht, po i nervozon shumë futbollistë”.
Sfidanti.al