Skols sulmon Pogban: Ai jeton në botën e vet të fantazisë…!

Futbollisti legjendar anglez, Pol Skolas, e di mirë se çfarë do të thotë të jesh lider në mesfushën e Mançester Junajtidit, kështu që ai nuk e la që t’i ikte rasti që ta sulmonte ashpër performancën tjetër të dobët të Pol Pogbas në ndeshjen e fundit kundër Çelsit.
“Kur ju shihni lojën e Junajtidit, ju e dalloni menjëherë konfuzionin në mesfushë. Ai (Pogba) jeton në botën e vet të fantazisë, ku ai është më i miri për gjithçka dhe nuk e sheh fare realitetin. Dhe e keqja është se ata që ndodhet përreth tij, nuk ia thonë atij të vërtetën”, vuri në dukje Skolsi, duke shtuar:
“Gjatë viteve, nga Junajtidi kanë ikur futbollistë të tillë supremë si Kin, Bekam, Ronaldo, Van Nisterloj… dhe ekipi ynë gjithnjë ka arritur ta mbushë “hendekun” e krijuar. Ne të gjithë e njohim potencialin e Pogbas, por ai nuk e tregon në çdo ndeshje atë që di të bëjë në fushë, ndërkohë që nga ai pikërisht kjo gjë kërkohet. Ndoshta, ai ka nevojë që të ketë pranë vetes ndonjë lojtar me autoritet, siç kishim ne atëkohë Roj Kinin. Sidoqoftë, te Junajtidi nuk ka më një lojtar të tillë dhe tani unë mendoj se Pogba duhet të ikë që te Mançesteri të kthehet fryma ekipore”.
Sfidanti.al