Goditje e rëndë për kombëtaren, Hysaj humb Bjellorusinë me Kovid!

Në këtë kohë epidemie askush nuk është plotësisht i mbrojtur nga sëmundja dhe kështu ndodh edhe me Shqipërinë. “Viktima” e fundit e koronavirusit u bë kapiteni i dytë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i djathtë doli pozitv pas testimeve të detyrushme të bëra në kombëtare, sipas protokollit të përcaktuar nga UEFA. Ai do të jetë në izolim, dhe do të duhet të bëjë tampon tjetër për të parë nëse do të jetë e mundur që të bashkohet me Napolin për ndeshjen e radhës në Serinë A. Me gjasë, trajneri i kombëtares Edi Reja do të aktivizojë Dokën apo ndonjë futbollist tjetër në krah.

Sfidanti.al