Milan, telashe me pankinën, edhe zv/trajneri Murelli me Covid-19

Milani merr një tjetër lajm të keq nga Covid-19. Pas Stefano Piolit edhe zëvendëstrajneri, Giacomo Murelli rezultoi pozitiv në testet për coronavitus, një hall i madh ky për kuqezinjtë duke qenë se në fundjavë i pret sfida e vështirë me Napolin në San Paolo. Tani Milanit i duhet të gjejë një zëvendësues për ta ulur në pankinë, të paktën formalisht duke qenë se gjithsesi do të jetë gjithnjë në kontakt me stafin teknik të skuadrës

Milani doli me një komunikatë për shtyp për të bërë të ditur pozitivitetin e Murellit me Covid-19 duke theksuar se asistenti i Piolit  është mirë dhe ka hyrë në izolim në shtëpinë e tij ku do të qëndrojë gjatë gjithë kohës së karantinimit

Përsa i përket zëvendësimit të Murellit në pankinë po përmendet emri i Daniele Bonerës, aktualisht bashkëpunëtori teknik i Milanit. Por ajo që ka rëndësi është se në fushë nuk do të ketë mungesë të lidershipit  duke qenë se Ibrahimovic edhe i vetëm ësgtë në gjendje që të administrojë të gjithë skuadrën me suedezin që duket si një lloj futbollisti-trajner,figura e të cilit në San Paolo do të jetë më e rëndësishme se kurrë.

Sfidanti.al