Higuain e ka të qartë: Fenomeni Ronaldo, qendërsulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Gonzalo Higuain nuk ka asnjë dyshim se cili është qendërsulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. ‘Në historinë e futbollit ka pasur qendësulmues të mëdhenj si Suarez, Lewandowski, Cavani, Benzema, David Villa dhe Ibrahimovic-tha argjentinasi në një intervistë për ESPN-por më i miri nga të gjithë është Ronaldo Fenomeni. Gjithnjë kam dashur të jem si ai, u përpoqa në cdo mënyrë që ta kopjoj’.

Por futbollisti i Inter Miami i ka idetë e qarta edhe përsa u përket goleadorëve të kësaj periudhe të fundit.

‘Për mendimin tim, më të mirët janë Lewandowski, Haaland dhe Benzema-shtoi Higuain-Benzema prej 12 vitesh është në elitën e futbollit. Lewandowski ka shënuar dhe fituar kudo ka luajtur. Ndërsa Haaland është futbollist shumë premtues me një të ardhme të ndritur përpara. Më ka befasuar është një sulmues i madh’.

Pra, Higuain në këtë pikë injoroi Cristiano Ronaldon të cilin e kishte shok skuadre deri në fundin e sezonit të kaluar edhe pse të bën të mendosh se e bëri një gjë të tillë edhe sepse ai nuk e konsideron portugezin një qendërsulmues të mirëfilltë sic është ai dhe  bomberat e tjerë që citoi. Ndërsa për Lionel Messin, ish sulmuesi i Juventusit nuk i kurseu lëvdatat.

‘Leo është magjik, gjithcka e bën  në mënyrë natyrale-tha Higuain-ka lindur kështu, besoj se talentin e ka pikërisht në ADN e tij. Gjërat te cilat të tjerët duhet të impenjohen t’i bëjnë, Messi i bën pa asnjë sforco. Kjo është ajo që e bën atë unik’.

Sfidanti.al