Për momentin gjërat në kombëtaren italiane mbeten ashtu sic jane, port e Federata Italiane e Futbollit duket se ka nisur një lloj presioni përsa i përket kontratës së trajnerit të ‘Të Kaltërve’, Roberto Mancini të cilën janë të shumtë ata në këtë institucion me në krye presidentin Gravina, duan ta rinovojnë
Kontrata aktuale e Mancinit skadon në vitin 2022 pas Botërorit të Katarit, por është e qartë se për realizimin e një projekti të rëndësishëm do të jetë e nevojshme që të qartësohet pozicioni i Mancinit. Por ky i fundit nuk e ka me ngut këtë cështje edhe pse do të duhet që të përforcojë pozicionin e tij në prag të Botërorit.
Edhe Gabriele Gravina e ka kuptuar se në këtë pikë rruga e vetme do të jetë dialogu për arritjen e një marrëveshje pa pasur probleme dhe presioni i disa klubeve duke ofruar paga marramendëse është shumë i madh. Gjithesesi për momentin, trajneri italian duket i përqendruar te Kombëtarja të cilën kërkon ta cojë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Sfidanti.al