Mercedes, Wolff: Së shpejti takim me Hamilton për rinovimin

Duket se telenovela e rinovimit të kontratës mes Lewis Hamilton dhe Mercedesit po shkon drejt fundit. Drejtori I skuderisë gjermane, Toto Wolff parashikon nisjen e bisedimeve me 7 herë kampionin e botës në harkun e pak ditëve, kjo edhe për faktin se koha po kalon shpejt.

‘Bëhet fjalë për një situatë të cuditshme, sepse flasim prej pak kohësh për një takim, por duhet të gjejmë një ditë për t’u ulur në tryezë-tha Wolff për BBC.

Hamilton dhe vetë Wolff në të vërtetë kanë deklaruar se duan të presin mbylljen e sezonit ose të paktën mbylljen e llogarive për titullin për të folur për të ardhmen.

‘Pas titullit të 7 për pilotë, nuk mund të flisnim menjëherë për kontratën-shtoi Wolff-nuk do të ishte e drejtë kundrejt këtij rezultati të jashtëzakonshëm. Do t’i japim vetes disa ditë kohë dhe më pas do të vijojmë me bisedimet. Raporti ynë shkon përtej biznesit, është një raport miqësie, besimi dhe dita e tratativave është dicka që nuk na pëlqen, pasi është i vetmi moment ku nuk kemi objektiva të përbashkët. Por duhet thënë se akordi më i mirë është ai ku në të cilin të dyja palët konsiderohen si jo plotësisht të kënaqura’.

Sfidanti.al