Bufon, “në pozicion jashtë loje” ndaj Interit: Nuk e vlerësoj!

Nga një kapiten i madh dhe nga një lojtar me kaq shumë përvojë, pritej diçka tjetër. Xhanluixhi Bufon ka bërë vërtet një “autogol”, apo ka dalë “në pozicion jashtë loje”, kur ka folur për Interin. Portieri i Juventusit dhe i Italisë ka delaruar se nuk mund t’i vlerësojë, t’i çmojë zikaltërit, sepse ata sipas tij ankohen për hiçmosgjë. Natyrisht, ai e ka fjalën për polemikat që kanë lindur pas vendimeve të gjyqtarit në ndeshjen Juventus-Inter në Serinë A (1-0), veçse në vend që të pranojë se skuadra e tij është favorizuar, Bufon sulmon kundërshtarët.

“Nuk çmohet ai që bën namin dhe polemika për gjëra inekzistente, si mund t’i vlerësosh?”, – ishin fjalët e tij. Disa intervista që janë dhënë më kanë bërë të ndihem shumë keq. Mund të tolerohen polemika për gjëra të vërteta, jot ë pavërteta”. “Në futboll, – vazhdon Bufoni, – duhet të heshtësh dhe të thuash se duhet të përmirësohesh, jo t’ia hedhësh gjithnjë fajin të tjerëve”. Ndoshta, Bufon do të kishte thënë fjalë të tjera nëse nuk do të ishte larguar nga Parma.

Bufon vlerësoi, në të kundërt, Napolin dhe trajnerin Sarri për futbollin e luajtur dhe theksoi se Reali ia doli të fitonte vetëm me episode. Së fundi, nuk përjashtoi mundësinë që Juventusi të fitojë të tre trofetë e mëdhenj të sezonit, pra edhe Championsin.

Sfidanti.al