Juventusi u shpall kampion i Europës për herë të parë në historinë e tij, pas finales ndaj Liverpulit në Bruksel në vitin 1985. Ngadalë, flitet për natën e tragjedisë së futbollit në stadiumin “Hejsel”, ku humbën jetën 39 tifozë e u plagosën 367 të tjerë. Shumica e atyre që u shuan ishin italianë. Kjo me siguri është arsyeja që njëra nga legjendat e Juventusit të atëhershëm, dhe të Italisë kampione të botës më 1982, refuzon ta njohë atë ndeshje.
“Unë nuk e kam fituar asnjëherë Kupën e Kampionëve, – thotë Tardeli, – pra, e kam fituar, por nuk e quaj të fituar”. Tragjedia ishte shumë e madhe për të folur për futboll, ndërsa gjyqtari e zgjidhi një ndeshje që u luajt me përdhunë, thjesht me një penallti të paqenë në favor të Juventusit. Natyrisht, pak rëndësi ka sesi u dha penalltia, u luajt thjesht për të nderuar kujtimin e atyre tifozëve që kishin ardhur në Belgjikë për të ndjekur një ndeshje të madhe, dhe për të mos krijuar një “boshësi” që mund të sillte një tragjedi edhe më të madhe.
Sfidanti.al