7 mrekullitë e Interit ndodhin në portën e  Etrit Berishës…

Etrit Berisha ka pësuar humbjen më të thellë të karrierës së tij si profesionist. Portieri i përfaqësueses shqiptare është detyruar të nxjerrë plot 7 herë topin nga rrjeta gjatë ditës së sotme në ndeshjen kundër Interit, që shkatërroi Atalantën me shifrat 7-1.

Atalanta kishte arritur të ngjitej në zonën e Europës në Serinë A falë një loje shumë cilësore në sulm por sidomos një mbrojtjeje të hekurt, por që sot nuk arriti t’i bënte rezistencë thuajse në asnjë moment Interit.

Tre gola të Ikardit, tre të Banegas dhe një i Galjardinit treguan të gjithë limitet e mbrojtjes së Atalantës si dhe të portierit shqiptar i cili nuk ishte pa faje në këtë paraqitje të tij, duke pësuar mes të tjerave gol alla “panenka” e më pas edhe me goditje dënimi direkt në shtyllën e tij. 7 golat e pësuar sot përballë Interit ishin aq sa kishte pësuar Berisha në 14 ndeshjet e mëparshme së bashku në Serinë A.