Dhunoi partneren, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia

Theophilus Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit që u arrestua në muajin shkurt për “dhunë në familje” ndaj ish të dashurës, është liruar nga burgu. Futbollisti që aktualisht luan te skuadra e Dukagjinit në Kosovë ishte pjesë e mes 780 të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia për vepra të ndryshme penale. Solomon ishte arrestuar dy muaj më parë viti në Kosovë, ndërsa ishte ekstraduar në Shqipëri për një rast për dhunë në familje në vitin 2021. Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës. Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në 2023 kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove.

sfidanti.al