Shorti i Europianit, Franca është “bomba” që duan ta shmangin!

Mund të jetë kampione e botës, por sërish jo e privilegjuar në kampionatin kontinental. Franca është në vazon e dytë në shortin e Europianit 2020 që do të hidhet sot në orën 18:00 në Bukuresht të Rumanisë. Po ashtu, Portugalia mund të jetë kampione e Europës në fuqi, pas titullit që fitoi në Paris në 2016, por sërish të jetë në vazon e 3-të. Pra, kombëtaret e vazos së parë kanë gjithnjë frikën se mund të ndeshen njëkohësisht edhe me Francën, por edhe me Portugalinë.

Ky është shqetësimi i Italisë, Anglisë, Spanjës apo Gjermanisë, ndërsa në vazon e parë janë edhe Belgjika, por edhe Ukraina. Nënkampionia e botës, Kroacia, është në vazon e dytë. Europiani do të luhet në 12 qytete dhe këta janë Londra, Mynihu, Roma, Bakuja, Shën Peterburgu, Kopenhageni, Budapesti, Bukureshti, Gllazgou, Amsterdami, Bilbao dhe Dublini.

Vazo 1: Belgjika, Italia, Anglia, Gjermania, Spanja, Ukraina

Vazo 2: Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Holanda, Rusia

Vazo 3: Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Suedia, Çekia

Vazo 4: Uellsi, Finlanda dhe 4 fitueset e plej ofit

Sfidanti.al