Në tre vitet e fundit diferenca ka qenë e tmerrshme, krejt ndryshe nga sezoni 2016-2017 kur ndodhi mrekullia. Monako fitoi atëherë titullin duke lënë pas favoritin Paris SG, veçse dueli i kësaj fundjavë pritet të jetë sërish i njëanshëm. PSG ka diferencë golash këta 3 vjet, me shifrat 34-5 dhe kjo tregon jo vetëm forcën e parizienëve, por edhe krizën e madhe të ekipit të Principatës.
Fakti që të dielën në orën 21:00 do të luhet në Stadiumin “Luigji II” në Montekarlo, nuk pritet të luajë ndonjë rol të madh, dhe Monako mund të goditet jo vetëm nga ish-lojtari i saj, Kilian Mbape, por sidomos nga sulmuesi Mauro Ikardi. i huazuar nga Interi, argjentinasi ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje për kampionët këtë sezon, dhe nuk dëshiron ta ndërpresë këtë sezon. Ai do të jetë sërish titullar (me gjasë), në vend të Edinson Kavanit, që po pranon stolin që kur u kthye nga dëmtimi. PSG kryeson Ligën e Parë të Francës me 8 pikë epërsi ndaj vendit të dytë, ndërsa Monako është në vendin e 14-të.
Sfidanti.al