Le ta shajmë Kumanin, por do të ishte hero nëse “ndez” sërish Kutinjon!

Trajneri i ri i Barcelonës nuk ka fituar emër të mirë këto ditë të para të detyrës, për mënyrën sesi lajmëroi Luis Suarezin se duhej të largohej, dhe për qendrimin që ka mbajtur për Lionel Mesin. Gjithsesi, Ronald Kuman, do të vlerësohej larg nga klubi katalanas nëse do t’ia dilte që të “ndizte” edhe një herë “flakën” brenda Filip Kutinjos. Blerja rekord e Barcelonës, me gati 160-170 milionë euro, ishte një dështim pavarësisht se shkëlqeu tek Liverpuli, dhe as huazimi tek Bajerni nuk e ktheu dot në nivelin e dikurshëm. Duket sikur Kutinjo ka humbur besimin tek vetja, dhe trajnerët po ashtu nuk duan që të mbështeten tek ai, por gjithsesi braziliani është kthyer në “Kamp Nou” e ka nisur stërvitjen me ekipin. Kuman i ka deklaruar se e ka në planet e tij, pra ka besim se do të kthehet Kutinjo i dikurshëm, e po ashtu është mbështetur tek De Jongu apo Grizmani, ndërsa pritet që të tentojë një mrekulli edhe për blerjen tjetër tepër të shtrenjtë të Barçës, Usman Dembelenë, që gjithashtu ka qenë një zhgënjim deri tani.

Sfidanti.al