Kombëtarja e nis mbarë në Bjellorusi, Një Ligë Kombesh ndryshe me Rejën!

Ashtu si Xhani De Biazi cilësohet si trajner shumë i mirë për ekipe jo krejtësisht të majës. Madje, nëse ish-tekniku i Shqipërisë shkëlqeu me Modenën e Torinon, Edi Reja arriti ta bënte me Napolin e Lacion, ndërsa po ia del edhe me kuqezinjtë. Fitorja 2-0 në Minsk ndaj Bjellorusisë, përkundër mungesave të shumta (7) dhe problemeve nga koronavirusi, tregoi se italiani 75-vjeçar di të motivojë dhe të nxjerrë maksimumin nga lojtarë të cilët i pari edhe Panuçi, por dështoi. Nga një Ligë Kombesh në një tjetër dhe, ndonëse është vetëm fillimi, kombëtarja duket në nivel tjetër.

Në fushë kundërshtare, ndaj një rivali më të fortë fizikisht, Shqipëria pati autoritet duke kaluar në avantazh shpejt në pjesën e parë, në 23’ me Sokol Cikalleshin. E tha mirë Armando Broja, që lojtarë si Cikalleshi apo Sadiku kanë dhënë shumë për ekipin përfaqësues, dhe padyshim që do të vazhdojnë të japin. Pas një zgjimi të vendasve në pjesën e dytë, Shqipëria shënoi edhe golin e dytë me Keidi Baren duke siguruar tri pikët e plota. Nuk është hera e parë që bëjmë paraqitje të tilla dhe që fitojmë jashtë, por tashmë duhet parë nëse do të arrijmë të kemi vazhdimësi në Tiranë ndaj Lituanisë, në ndeshjen e dytë të këtij cikli.

Sfidanti.al