Mbyllet telenovela dramatike e futbollit Lionel Messi. Kapiteni i Barcelonës vendosi që të qëndrojë te klubi katalanas 10 ditë pasi deklaroi largimin nga Katalonja duke tronditur të gjithë botën e futbollit, ndërkohë që u krijua edhe një luftë mes tij e barcelonës e madje edhe vetë La Ligës. Në një intercvistë për portalin goal.com, Lionel Messi tregoi për vendimin e tij të marrë me zemër të thyer. Argjentinasi nuk deshi të cojë klubin e jetës së tij në gjykata dhe në fund pranoi që të qëndrojë
‘Kur ia komunikova familjes sime dëshirën për t’u larguar, ishte një dramë e madhe-tregon Messi-e gjithë familja ime filloi të qajë, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona e as nuk donin të ndërronin shkolla. Por unë doja të shihja më tej në fushe dhe dua të konkurroj në nivelet më të larta, të fitoj tituj, të konkurroj në Ligën e Kampioneve, Mund të humbasësh apo të fitosh, sepse është shumë e vështirë, por duhet të rivalizosh. Duhet të rivalizosh të paktën e të mos biesh si në Romë, Liverpool dhe Lisbonë. Dhe e gjithë kjo më bëri të mendoj për këtë vendim’
Por ambicia për të pranuar një sfidë të re u pengua nga presidenti Bartomeu cili sipas Messit i premtoi se mund të largohej
‘Mendova dhe isha i sigurt se isha i lirë të largohesha, presidenti më tha se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qëndroja apo jo-shtoi Messi-tani u kapën pas faktit se unë nuk e bëra të ditur këtë dëshirë përpara 10 qershori, kur rezultoi se po konkurronim për La Liga në mes të pandemisë coronavirusit që ndryshoi të gjithë sezonin, Dhe kjo është arsyeja që do të vazhdoj me skuadrën. Do të qëndroj te Barcelona sepse presidentin më tha se e vetmja mënyrë që unë të largohesha ishte pagesa e klauzolës 700 milionë Euro dhe kjo është e pamundur’
Në fakt ekzistonte edhe një mënyrë tjetër për Messin që të largohet, beteja ligjore në gjykatë.
‘Ishte edhe një mënyrë tjetër, gjykata-shtoi Messi-nuk do të shkoja kurrë në gjyq kundër Barcelonës sepse është klubi që dua dhe që më ka dhënë gjithcka që në momentin që mbërrita këtu. Është klubi I jetës sime, krijova jetën time këtu. Barcelona më dha gjithcka dhe unë i dhashë gjithcka. E di që nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të coj Barcelonën në gjyq’
Teksa hapte zemrën e tij, Messi foli bisedën zemërthyese me djalin e tij Thiago që nuk donte të largohet, ndërkohë që i kërkoi bashkëshortes së tij Antonella që të qëndronte përkrah tij në të gjithë këtë histori për largimin e tij nga Barcelona
‘Matteo është ende i vogel dhe nuk e kupton se cfarë do të thotë të shkosh diku tjetër dhe të bësh jetën në një vend tjetër-tha Messi-Thiago është më i madh, ai dëgjou dicka në televizor, mësoi dicka dhe pyet, nuk doja që ai të dinte se ishte i detyruar të largohej, se duhej të shkontye në një shkollë të re apo të krijonte miqësi të reja. Qau dhe më tha: ‘te mos ikim’. E përsëris ishte shumë e vështirë, vërtet. Ishte mëse e kuptueshme. Më ka ndodhur edhe mua. Ishte shumë e vështirë të merrja një vendim. E dua Barcelonan dhe nuk do të gjej asnjë vend tjetër më të mirë. Por gjithsesi, kam të drejtën time që të vendos. Po kërkoja qëllime dhe sfida të reja. Dhe nesër do të kthehem sepse këtu në Barcelonë kam gjithcka. Djali, familja ime u rritën këtu dhe janë prej këtej, Nuk ka asgjë të gabuar me dëshirën për t’u larguar. Kisha nevojë për këtë, klubi kishte nevojë, ishte dicka e mirë për të gjithë. Bashkëshortija ime me dhimbje në shpirt më mbështeti ‘
Tani Messit i duhet të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman dhe të ndihmojë Barcelonën që të harrojë një sezon 2019/2020 krejtësisht për t’u harruar teksa klubi katalanas e mbylli pa asnjë trofe.
Sfidanti.al