Bosnja tregohet e madhe me Italinë, Xheko jo më kot është lider në Serinë A!

Juventusi e kishte si një nga dëshirat kryesore, por Roma nuk deshi në asnjë mënyrë që ta humbiste. Edin Xheko vazhdon të jetë një personazh i madh në futbollin europian dhe atë botëror, siç e tregoi edhe në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Italisë e Bosnjë-Hercegovinës. Sulmuesi jo vetëm që shënoi golin e vetëm, shumë të rëndësishëm për ekipin e tij, por edhe udhëhoqi të vetët duke përballuar presionin e fanelës së rëndë italiane, aq më tepër në Itali. Përfundoi 1-1, dhe të kaltrit barazuan me anë të Sensit, ndërsa boshnjakët i bënë një nisje shumë të mirë Ligës së Kombeve. Natyrisht nuk kanë arritur ende asgjë, pasi rruga është e gjatë dhe Italia e Mançinit është nga ata ekipe që fitojnë edhe në Sarajevë apo në Bilino Polje, por gjithsesi “fillimi i mirë, gjysma e punës”. Sa për Xhekon, ai e ka fituar respektin e Serisë A, dhe vjet Interi pati arsye që e kërkoi me forcë ndonëse nuk e mori dot.

Sfidanti.al