Zbulimi i pabesueshëm nga Belgjika: Reali ka paguar 160 milionë Euro për Hazard dhe jo 100 milionë

Barcelona qan, por as Reali i Madridit nuk qesh. Pas një viti jo dhe aq triumfues dhe cështjes Bale, disa probleme ekzistojnë edhe në Bernabeu, por që Hazard të hapte polemika askush te Los Blancos nuk e kishte menduar dhe nga Belgjika vjen një lajm i papritur.

Mesfushori belg u transferua në Madrid verën e kaluar dhe u deklarua për vlerën e 100 milionë Eurove. Por sipas të përditshmes belge HLN Sport, gjërat janë ndryshe. Sipas burimeve të kësaj të përditshmeje, Reali i Madridit ka paguar për kartonin e Hazard 160 milionë Euro dhe jo 100 milionë, një pagesë që është bërë me 3 këste. Kësti i parë, 40 milionë u pagua menjëherë, më pas u pagua kësti i dytë prej 56 milionë Euro dhe tani kanë mbetur edhe 64 milionë Euro që duhen paguar.

Kjo shifër e bën Hazard futbollistin më të kushtueshëm në historinë e Realit të Madridit duke lënë pas blerjet e Gareth Bale me 101 milionë Euro dhe të Cristiano Ronaldos për 94 milionë. Por rendimenti i Hazard këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar kryesisht për shkak të dëmtimeve fizike dhe të mendosh që belgu kaloi te Reali I Madridit për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon që Los Blancos e shitën për 60 milionë Euro më pak.

Sfidanti.al