Mançester Junajtidi ende e ka bosh fanelën me numër 7, për Sançon!

Nuk dihet nëse do të arrijë ta marrë, sepse për momentin duket sikur transferimi ka “vdekur”. Gjithsesi, Ole Gunar Solskjeri e ka ende një sinjal të pastër që të lë të kuptosh se e dëshiron Xhejdën Sançon. Mançester Junajtidi i ka dhënë sulmuesit të ri, Mejzën Grinvud, fanelën me numrin 11, por ende nuk ka një “pronar” për fanelën me numrin e famshëm 7. Këtë numër, në të kaluarën, e kanë mbajtur legjenda si Xhorxh Best, Brajan Robson, Dejvid Bekam apo Kristiano Ronaldo. Sanço do të kushtonte 120 milionë euro, veçse Dortmundi nuk ka ndërmend ta lejojë që të largohet, dhe Junajtidi ndoshta nuk mundet që ta paguajë menjëherë këtë shifër. Sa për Grinvudin, ai do të ketë fanelën që ka pasur legjenda tjetër, Rajan Gigs.

Sfidanti.al