Në ditën e nënshkrimit të kontratës së Brahim Diaz, Milan hidhet sërish në sulm për një tjetër futbollist të Realit të Madridit; Luka Jovic. Paolo Maldini dhe Massara janë ende në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar repartin e avancuar, por qendërsulmuesi serb tashmë i izoluar të Reali i Madridit ka qenë prej kohësh një opsion. Ato që kanë ndryshuar në krahasim me të kaluarën janë kushtet; Milani për të tentuar kualifikimin për për Ligën e Kampioneve tani është gati të pranojë huazimin pa përfshirë diskutimet në lidhje me blerjen përfundimtare të kartonit të tij
Mik dhe ish shok skuadre me Rebic te Eintrachri i Franfurtit, Jovic tashmë 22 vjec është në kërkim të rikthimit në nivelet ku është shfaqur pas një sezoni të shoqëruar nga dëmtime dhe disa probleme ekstasportive. Profili i tij pëlqehet nga drejtuesit e Milanit që është në kërkim të një zëvendësi të Ibrahimovic, por janë disa kushte ekonomike që janë për t’u diskutuar me Realin e Madridit që verën e kaluar pagoi 60 milionë Euro për të.
Sfidanti.al