Mesi QENDRON tek Barcelona deri në 2021: Rri sepse nuk dua gjyqe!

Nuk e ka ndryshuar aspak mendimin për bordin drejtues, e sidomos për presidentin Bartomeu, dhe as vendimin për të ikur, por thekson se nuk ka asnjë dëshirë që të shkojë nëpër gjyqe me klubin e tij të zemrës. Lionel Mesi vendosi, në mënyrë bombastike, që të qendrojë edhe këtë sezon tek Barcelona, pra deri në përfundim të kontratës e për t’u larguar me parametër zero, duke i dhënë fund (mesa duket) telenovelës më të nxehtë të kësaj vere.

“Unë nuk isha i lumtur, – tha Mesi në një intervistë për “goal”, – dhe doja që të largohesha. Nuk më lejuan që të ikja ashtu siç doja, ndaj vendosa të qendrojë sepse nuk dua të hyj nëpër gjyqe me Barcelonën. Menaxhimi i klubit i drejtuar nga (presidenti) Bartomeu është një katastrofë”. Babai i Mesit sulmoi La Ligën dhe theksoi se djali i tij nuk ka më një klauzolë 700 milionë euro në kontratë.

Sfidanti.al