Kur futbolli bëhet makth, dy në burg për ngacmime seksuale!

Dy trajnerë futbolli kanë përfunduar në burg dhe nën hetim, ndërsa një gjyqtar mund t’i ndjekë nga pas, në skandalin më të fundit të këtij sporti në Itali. “La Gazeta delo Sport” shkruan se dy trajnerët janë hetuar për 1 vit me radhë, aq sa janë mbledhur prova të mjaftueshme për t’i akuzuar për abuzim seksual ndaj futbollistëve të vegjël, të moshave nga 13-16 vjeç. Flitet për 15 adoleshentë që kanë qenë në shënjestër të tyre, ndërsa njëri nga trajnerët mësohet se është 20 vjeç, ndërsa tjetri është 50.

Policia e shtetit italian nisi hetimin e saj pas denoncimit nga ana e prindërve të një adoleshenti 16-vjeçar. Trajneri 20-vjeçar, që ndodhet në burg, është ndaluar të ketë telefon celular, apo mjete informacioni të tjera për të mos komunikuar dot me persona jashtë burgut. Skandali në Itali vjen vetëm pak kohë pas atyre që shpërthyen në SHBA dhe në Angli, ku sidomos në Angli ka marrë përmasa më të mëdha dhe ku hetimi është më i thellë. Një trajner pedofil, ndërkaq, vrau veten në qeli në Itali, në muajin janar.

Sfidanti.al