Një vizitë në Nju Jork, për të takuar mjeshtrin Andrea Pirlo!

Dyshja e dëmtuar e Mançester Sitit, Ilkai Gyndogan dhe Gabriel Zhezus kanë shfrytëzuar udhëtimin e tyre për në Nju Jork për të takuar një legjendë të futbollit. Ata kanë biseduar dhe kanë bërë foto me ish-kampionin e madh të Italisë, të Milanit, Interit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, që vazhdon karrierën në futbollin amerikan. Gyndogan e Zhezus ishin në stadiumin e skuadrës së Nju Jork Jankis, dhe të Nju Jork Sitit FC.

“Bisedë e mrekullueshme me një lojtar që gjithnjë do të ketë aftësinë për ta dominuar një ndeshje, pavarësisht nga mosha”, shkroi Gyndogan si diçiturë të fotos së postuar prej tij. “Një idhull i vërtetë për çdo mesfushor qendre, Andrea Pirlo, të falenderojmë që na takove”, vazhdoi turko-gjermani. Zhezus nga ana e tij komentoi “thjesht, mjeshtri”.

Sfidanti.alpirlo2