Jemini, shoqëruesi i parë i Miss-it, udhëton vetëm me Partizanin

Partizani nuk udhëton i vetëm, në aventurën për të fituar një titull tjetër kampion, pas 24 vjet pritje. Ajo që bie në sy gjithnjë e më shpesh është fakti, që dizenjatorët e FSHF-së, caktojnë pa kriter arbitrin Jemini, si drejtues të garave të skuadrës së kuqe. Në këtë edicion, arbitri i FIFA-s ka arbitruar vetëm tetë ndeshje të Kategorisë Superiore dhe katër prej tyre, kur një prej skuadrave të fushës ka qenë Partizani.

Pra veç të tjerave, në këtë kampionat, Jemini ishte në Laçi – Partizani, Vllaznia – Partizani, në derbin që nisi të enjten dhe përfundoi të premten, ndërsa të martën ishte sërish me Partizanin në “Elbasan Arena”, për ndeshjen me Kukësin. Ndërsa edicionin e kaluar, Jemini theu të gjitha rekordet, pasi arbitroi të katër ndeshjet derbi, një rast që nuk është normal edhe sikur arbitrat në dispozicion të dizenjatorëve të Federatës, të jenë vetëm dy. Tani le të presim javën e ardhshme, me shpresën se më në fund do të përzihen “goglat” me emrat e gjyqtarëve.

Sfidanti.al