Pesë minutat e fundit që ai luajti në ndeshjen e tij të 100-të me bluzën e Mançester Junajtidit, me siguri që futbollisti belg, Maruan Felaini, do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë. Kaq kohë iu desh atij që të bënte një budallallëk të madh, me të cilin, tani, po qesh dhe po tallet e gjithë Anglia. Junajtidi gati po e fitonte ndeshjen e Premier Ligës me Evertonin, duke kryesuar 1-0, pasi po afrohej fundi i lojës, por Felaini provokoi, pa qenë nevoja, një penallti dhe “djajve të kuq” iu desh që të kënaqeshin me barazimin e tretë radhazi dhe të katërtin në pesë ndeshjet e fundit të Premier Ligës.
Pas ndeshjes, të gjithë ata që e njohin mirë futbollin në Angli, bënë mesazhe thumbues në kurriz të Felainit, por më thumbuesi ose më shpuesi ishte ai i ish-futbollistit anglez Gari Lineker që shkroi në profilin e tij në twitter: “Kjo ishte nga një performancat më të mira të Felainit, por… në favor të Evertonit”!
Sfidanti.al