Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, sikurse thonë disa mediume anglezë, është gati që t’i bëjë një propozim sensacional Çelsit. Trajneri francez synon që ta mbajë Arsenalin në garën për titullin e kampionit të Premier Ligës dhe ka në plan që ta kthejë në radhët e veta mesfushorin spanjoll, me qëllim që t’i japë fund situatës së tij prej “ferri” në Stemford Brixh. Fabregasi do të ishte një zëvendësim ideal për bashkatdhetarin e tij, Santi Kazorla, që do të qëndrojë jashtë fushe tre muaj, për shkak të një operacioni të kryer.
Vengeri, sidoqoftë, do të mund të ndodhet përballë pakënaqësisë së tifozëve të “topçinjëve” që nuk ia falin dot ish-kapitenit kthimin te Barcelona, më 2011, shkruante, ditët e fundit, gazeta “Ekspres”. Gjatë këtij sezoni, Fabregasi ka luajtur në formacionin e parë të Çelsit në vetëm gjashtë ndeshje, pasi Antonio Konte e ka ndryshuar formacionin, më të cilin luan ky ekip londinez, kështu që këtë futbollist spanjoll ai e ka shfrytëzuar rrallë herë.
Sfidanti.al