Vetëm forcat speciale mund ta ndalonin rrahjen e egër mes lojtarëve!

Klubi më me shumë trofe në Kroaci, Dinamo e Zagrebit, mundi 2-0 Cibalinë në Vinkovci, në ndeshjen e fundit të kampionatit kroat, duke mbetur tetë pikë para Hajdukut të Splitit në luftën për titullin e kampionit, por këtë duel, në vend të fitores dhe dy golave të shënuar nga futbollisti algjerian, Al Hilal Sudani, e shënoi “pjesa e tretë” që u zhvillua nën tribunën qëndrore të stadiumit. Siç bën të ditur media kroate, në tunel ndodhi një incident i rëndë, gjatë të cilit futbollistët e të dy ekipeve u konfrontuan keqazi fizikisht njeri me tjetrin. Thuhet se si shkëndijë për kaosin që shpërtheu, shërbeu ofendimi që i bëri një prej trajnerëve të Cibalisë futbollistit algjeran Sudani që shënoi dy gola.

Për ta ndaluar rrahjen, në të cilën u përfshinë pothuajse të gjithë lojtarët e të dy ekipeve të mësipërm, ndërhynë forcat speciale që arritën t’i ndanin të dyja palët “ndërluftuese”, duke i shoqëruar ato për në dhomat respektive të zhveshjes.

Cibalia, në fakt, është e fundit në tabelën e klasifikimit me 24 pikë, por, sidoqoftë, ajo ka shanse reale që të shpëtojë nga rënia në kategorinë e mëposhtme, kështu që kjo është arsyeja që lojtarët e saj përfshihen shpejt nga nervozimi dhe tensioni i madh.

Sfidanti.al