Sistemi VAR e ben lemsh ndeshjen e Bundesliges mes Mainzit dhe Freiburgut te luajtur ne mbremjen e se henes mes Mainzit dhe Freiburgut. Ne fundin e pjeses se pare nje prej mbrojtesve te Frajburgut preku topin me dore, por arbitri nuk e akordoi 11 metershin per Mainzin nderkohe qe nuk munguan protestat.
Ndersa skuadrat ishin ne dhomat e zhveshjes, arbitri mori nje sinjalizim nga Kelni ku eshte i perqendruar sistemi i monitorimit te VAR qe e dalluan faullin me dore te Kemf. Arbitri i ndeshjes ne kete pike detyroi skuadrat te kthehen ne fushen e lojes duke bere qe te ekzekutohet penalltia te cilen De Blasis e shnderroi ne gol, nderkohe qe protestat e lojtareve e trajnerit te Frajburgut ishin te forta, por me kot. Ne pjesen e dyte De Blasis shenoi nje tjeter gol per te fiksuar fitoren 2-0 te Mainzit.
Sfidanti.al